6.8 C
Prizren
E martë, 19 Mars, 2024

Për të dytën herë radhazi dështon gjykimi ndaj të akuzuarve në rastin e shpërthimit të eksplozivit në Zhur të Prizrenit

Në Departamentin e Krimeve të Rënda, të Gjykatës Themelore në Prizren ka dështuar të mbahet shqyrtimi kryesor ndaj Iran Badallajt dhe Arben Gashit, lidhur me rastin e shpërthimit të eksplozivit në Zhur të Prizrenit, ku kishte mbetur i vdekur pjesëtari i Policisë së Kosovës, Sami Thaqi.

Drejtësia Sot, raporton se Badallaj dhe Gashi nga Prokuroria e Prizrenit, po akuzohen se kanë kryer veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Shkak për mosmbajtjen e këtij gjykimi ishte mungesa e të dëmtuarit Artur Mrasori si dhe anëtarit të trupit gjykues gjyqtarit Fidan Hoxha.

Lidhur me mungesën e të dëmtuarit Mrasori, avokati Besnik Berisha paraprakisht e kishte njoftuar gjykatën se i njëjti nuk mundë të paraqitet në këtë seancë me arsyetimin se ende gjendet jashtë vendit duke u mjekuar.

Ndërsa, gjyqtari Hoxha mungesën e tije e kishte arsyetuar se ishte angazhuar me punë zyrtare në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Në këto rrethana, gjyqtarja Ajser Skenderi, në mungesë të kushteve ligjore për vazhdim të shqyrtimit gjyqësor, vendosi që seanca e radhës të caktohet më 23 dhe 27 shtator 2021, duke filluar nga ora 10:00.

Kujtojmë, se i akuzuari tjetër në këtët rast penal Valbon Qollaku, në seancën e shqyrtimit të dytë ka pranur fajësinë për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse dhe është dënuar nga gjykata sipas ligjit.

Sipas aktakuzës, të pandehurit Iran Badallaj dhe Arben Gashi akuzohen se në fillim të muajit janar 2020, në Prizren, janë furnizuar nga i pandehuri Valbon Çollaku me mjet eksploziv të cilin e kanë fshehur në shtëpinë e të pandehurit Iran Badallaj dhe si rezultat i këtyre veprimeve kundërligjore të tyre, me datën 28 janar 2020, gjatë bastisjes së kryer nga zyrtarët policorë në shtëpinë e të pandehurit Iran Badallaj, zyrtarët policorë janë vënë në kontakt me lëndën shpërthyese e cila është aktivizuar dhe nga shpërthimi ka mbetur i vrarë një zyrtarë policor dhe dy të tjerë janë lënduar rëndë.

Sipas prokurorisë, të njëjtit akuzohen se në shtëpinë e të pandehurit Iran Badallaj kanë poseduar kundërligjshëm eksplozivin e llojit “TNT” në peshë prej 809.1 gram dhe një detonator mekanik në të cilin ishte i vendosur një fitil ndezës me gjatësi 63 cm./Drejtësia Sot/

Më Shumë

Për 24 orë konfiskohen 20 patentë shoferë

Në 24 orët e fundit Policia e Kosovës ka konfiskuar 20 patentë shoferë. Siç bëhet e ditur në njoftimin e policisë, nga 527 pika kontrolli...

Rita Ora pozon nga fitnesi, çfarë trupi (foto)

Rita Ora ka ekspozuar linjat trupore ku ka  ndarë një koleksion fotografish. Krijuesja e hitit “Hot Right Now” shfaqi asetet trupore në palestër me një...

Lajmet e Fundit