22.1 C
Prizren
E hënë, 30 Qershor, 2025

Luftë në burg, mbi 100 të vdekur

Të paktën 116 persona tani dihet se kanë vdekur në një luftë mes bandave rivale në burgun e Ekuadorit, thonë zyrtarët, duke e bërë atë dhunën më të keqe të burgut në historinë e vendit.

Të paktën pesë të burgosur u prenë kokën në përleshjet e së martës në qytetin Guayaquil, ndërsa të tjerët u qëlluan për vdekje.

Afërdita Morina-Biffar kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit

Komandanti i policisë Fausto Buenaño thotë se të burgosurit hodhën edhe granata, transmeton rtv21.tv.

U deshën 400 policë për të rimarrë kontrollin e burgut, i cili strehon të burgosur të lidhur me bandat globale të drogës.

Mediat lokale raportojnë se kryengritja u urdhërua nga banda të fuqishme meksikane të trafikut të drogës që tani po veprojnë në Ekuador.

Drejtori i shërbimit të burgjeve të Ekuadorit Bolivar Garzon i tha radios lokale se situata ishte “e tmerrshme”.

Behar Rakaj, kandidati i LDK-së për kuvendar të Prizrenit

“Dje, policia mori kontrollin në orën 14:00 [me kohën lokale], por mbrëmë pati të shtëna të tjera, shpërthime dhe sot në mëngjes ne morëm kontrollin total, po hyjmë në pavionet ku kishte konflikt dhe po zbulonim më shumë trupa”, tha ai.

Është i fundit në një seri incidentesh vdekjeprurëse që përfshijnë anëtarë të bandës rivale që luftojnë për kontrollin e burgjeve. Në shkurt, 79 të burgosur u vranë në përleshje të njëkohshme.

Buenaño tha se të burgosurit nga një krah i burgut ishin zvarritur nëpër një vrimë për të fituar qasje në një krah tjetër, ku ata sulmuan anëtarët e bandës rivale.

Më shumë se 80 të burgosur u plagosën.

Presidenti Guillermo Lasso ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në sistemin e burgjeve të vendit./21Media

Më Shumë

Zafir Berisha synon Prizrenin me Bashkimin Demokratik

Pas dështimit për të siguruar postin e kryetarit të Prizrenit me Nismën Socialdemokrate në zgjedhjet lokale të vitit 2021, Zafir Berisha ka vendosur ta...

Dështon sërish konstituimi i legjislaturës së nëntë

Për herë të 37-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi...

Lajmet e Fundit