7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Afërdita Morina-Biffar kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit

Afërdita Morina-Biffar, i ka hy garës për asamble komunale nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren.

Ajo në këtë listë mban numrin 8, kurse LDK-ja 160.

Morina-Biffar kërkon votën e qytetarëve më 17 tetor.

 

Postimi i plotë
Të dashur qytetarë të Prizrenit,

Vota është besim. Besim për përfaqësim. Besim që dikush ka me folë e me ngritë zanin për ty, aty ku ti nuk je, aty ku flitet e merren vendime edhe për ty.
Përmes votimit, ju e përzgjidhni zanin tuaj në Kuvend, për katër vjetët e ardhshme.
E përzgjidhni atë që besoni se ka me ba kërkesa e ankesa për ato që të nevojiten e të mungojnë ty, familjes, lagjes e qytetit.

Dikush që ka mu ba syri monitorues i pushtetarëve, e zani prezantues i juaji.
Vota është besim.
Besimi është i shenjt.

 

Besimi nuk shitet, as nuk blihet.
I dashur qytetar i Prizrenit,
Voto për përfaqësim.

Voto për atë që beson se ka me u angazhu, me folë e mu ba zani yt, aty ku flitet e vendoset për të tashmen e të ardhmen tande, të familjes, lagjes e qytetit tand.
Voto me besim, voto për besim, voto, jo për ilake e sebepe, voto për vete.

Përzgjidhe përfaqësuesin që besoni se; është e/i duhuri të bëhet “ti”, aty ku vendoset për politikat që ndikojnë në kualitetin jetësor të përditshmëris tande.

Unë besoj në forcën tuaj për ndryshim. Besoj në mirësinë e dëshirën tuaj, për një Prizren ku të gjithë do të jetonim më mirë e me dinjitet.

Besoni dhe ju në mua.
Unë dua, di dhe mundem me u ba za i artikulueshëm i kërkesave dhe ankesave tuaja në Kuvend.

Dil voto me mendje e zemër ? dhe për katër vjet, përmes zërit tim, dëgjoje veten në Kuvend ?
Ti vlen.
Vota jote vlen.
Ti meriton të përfaqësohesh mirë.
Voto Anton Quni për kryetar ?
#LDK160 ?
#aferdita8 ?

SPONSORIZUAR

 

Më Shumë

Lajmet e Fundit