Të shtëna me armë zjarri në Malishevë

Policia në Malishevë ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur në fshatin Carrallukë të Malishevës, mbrëmjen e së dielës.

Policia ka konfiskuar një revole me tre fishekë nga i dyshuari, ndërkaq në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar edhe tri gëzhoja.

“Fsh. Carrallukë, Malishevë, 03.10.2021 – 22:17. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar,  pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri. Policia nga i dyshuari ka konfiskuar një revole me tre fishekë,  po ashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar edhe tri gëzhoja. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Më Shumë

Incident në Prizren: Turistja japoneze lëndohet pas përplasjes me qen endacak gjatë vizitës kulturore

Gjatë një turi kulturor në qytetin e Prizrenit, një vizitore nga Japonia ka pësuar lëndime pasi është rrëzuar si pasojë e një incidenti me...

Rahoveci nderon në 27-vjetor dëshmorët e rënë në betejën e Hamocit

Në 27-vjetorin e rënies heroike, në Rahovec janë zhvilluar sot homazhe dhe përkujtime për dëshmorët Bekim Sylka, Besim Kabashi dhe Avni Thaçi, të cilët...

Lajmet e Fundit