7.9 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

4 të shëruar dhe asnjë rast i ri me covid sot në Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, katër persona janë shëruar nga Covid-19, dhe nuk është regjistruar asnjë rast i ri.

Kështu është bërë e ditur nga ana e IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë.

Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me Covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 2764 raste, prej tyre 2675 janë shëruar, 85 kanë vdekur dhe aktiv me Covid janë edhe 4 persona.

 

Më Shumë

I dyshuari për mbi 500 kg drogë dorëzohet në polici, kërkohet paraburgim

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se i dyshuari F.N., 46-vjeçar nga fshati Maqitevë i Suharekës, i cili ishte në kërkim, është dorëzuar në...

Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjëhershëm

Procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit në Hagë ka hyrë në fazën përfundimtare, pas më shumë se 33 muajsh shqyrtim provash dhe dëgjim të qindra...

Lajmet e Fundit