14.5 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Prizren/ Aktakuzë për kontrabandim me migrantë

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër F.R, dhe Sh.B., të cilët gjenden në paraburgim nga data 20.09.2021, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë” nga neni 164 pargrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Sipas aktakuzës, me datë 20.09.2021, rreth orës 13:15 në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në aksin rrugor Vërmicë – Prizren është vërtetuar se në bashkëkryerje merren me kontrabandim me migrantë, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë pasurore, në atë mënyrë që derisa policia kufitare ishte duke patrulluar në lokacionin e lartpërmendur, vërejnë një veturë të markës ‘Audi’, të cilën ishte duke e drejtuar i pandehuri F.R., si dhe një veturë tjetër të markës ‘WV Vento’ të cilën ishte duke e drejtuar i pandehuri Sh.B., ku brenda veturës ‘Audi’ ishin pesë shtetas sirianë, ndërsa në veturën ‘WV Vento’ kanë qenë duke hyrë katër shtetas sirianë por, të cilët me të vërejtur policinë janë larguar nga vetura dhe vendi i ngjarjes. Të pandehurit janë ndaluar nga ana e policisë së bashku me pesë shtetasit e tjerë sirianë, të cilët u janë nënshtruar procedurave të rregullta nga autoritetet kompetente të emigracionit. Me këto veprime të akuzuarit F.R., dhe Sh.B., kanë përmbushur elementet e veprës penale ‘Kontrabandimi me migrantë’ sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prizren.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, për veprën penale e cila u vihet në barrë.

Më Shumë

Feronikeli ’74 triumfon në Prizren me tre gola

Feronikeli '74 ka shënuar fitore të pastër 0-3 në transfertë ndaj Prizrenit në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë. Mysafirët kaluan në epërsi në minutën...

Trepça dhe Bashkimi nisin sonte betejën për titullin e kampionit

Trepça dhe Bashkimi përballen sonte në ndeshjen e parë të finales së “Play-off”-it në ProCredit Superligë. Takimi zhvillohet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, me fillim...

Lajmet e Fundit