Christopher Hill, ambasador i ri i SHBA-së në Serbi

Duke mbërritur në postin e ambasadorit në Beograd, diplomati amerikan Christopher Hill në fakt po kthehet në rajonin ku ka mbajtur poste të ndryshme diplomatike për një kohë të gjatë.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Anthony Godfrey, mund të tërhiqet së shpejti para skadimit të mandatit të tij, si pjesë e ndryshimit të grupit të diplomatëve amerikanë në krye të Ballkanit.

Hill konsiderohet si një negociator i ashpër dhe i vështirë, dhe këtë status e konfirmoi gjatë periudhës kur ishte i dërguar special për Kosovën, raporton danas.rs.

Ai ishte i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën, i cili luajti një nga rolet kryesore në negociatat që i paraprinë konferencës në Rambuje në vitin 1999, shkruan nova.rs.

Duhet kujtuar se zëvendës ambasadori amerikan në Beograd, Gabriel Escobar, së fundmi është emëruar zëvendës ndihmës sekretar në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit.

Matthew Palmer, i cili e mbajti këtë pozicion para Escobar, është emëruar i dërguar i SHBA për reformat zgjedhore në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Këto ndryshime në përfaqësuesit diplomatikë në Ballkan interpretohen si një përpjekje e administratës së presidentit amerikan, Joe Biden për të forcuar praninë amerikane në rajon. /Telegrafi/

Më Shumë

Euronews: Si të kaloni 24 orë në Prizren, kryeqytetin kulturor të Kosovës?

Kosova mund të jetë ndër vendet më pak të vizituara në Evropë, por sigurisht që nuk i mungojnë atraksionet kulturore. Ky është udhëzuesi i Euronews se...

Fluks i lartë në Morinë, qytetarë të Kosovës drejt bregdetit shqiptar

Fundjava ka nisur me një fluks të lartë qytetarësh dhe automjetesh në pikën kufitare të Morinës, ku pjesa më e madhe e udhëtarëve nga...

Lajmet e Fundit