24.5 C
Prizren
E shtunë, 28 Qershor, 2025

Boksierët e Kosovës nuk lejohen të hyjnë në Serbi, ndalohen në kufi

Delegacioni i boksierëve të Kosovës nuk është lejuar të futet në territorin e Serbisë, për të udhëtuar drejt Beogradit ku pritet të marrin pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit Amator, i cili mbahet me 24 tetor.

“Rreth orës një jemi nisur për në Beograd. Jemi ndalë në kufi në Konçul nga policia serbe dhe nuk na lejuan të dalim andej, për shkak të shenjave të Kosovës në tutat sportive dhe në fanellat tona”, ka treguar Latif Demolli, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës.

“Në to shkruan KOS, ndërsa na thanë se duhet t’i lëmë në kufi dhe mund të vazhdojmë. Por siç jemi dakorduar me AIBA-n, që marrim pjesë vetëm me shenja të Kosovës, ne nuk pranuam. Tani jam në kontakt me zyrën e AIBA-s dhe po presim përgjigje”.

“Na thanë lëreni uniformën këtu dhe me përcjellje ju dërgojmë në Beograd. Ne jemi në kufi duke kontaktuar me AIBA-n për të intervenuar”, ka shtuar Demolli.

Kosova ka të paraqitur tre boksier për të garuar në këtë kampionat.

Sportistët e Kosovës asnjëherë nuk kanë garuar në territorin e Serbisë në gara ndërkombëtare pikërisht për ndalesa të ngjashme.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Globoqica me ndriçim publik – Komuna e Dragashit përmbush edhe një premtim

Fshati Globoqicë tashmë ka ndriçim publik funksional, pas përfundimit të projektit të realizuar nga Komuna e Dragashit, raporton Prizren Press. Ky investim pritet të përmirësojë...

Malisheva bashkë me qytetarët planifikon buxhetin për vitin 2026

Komuna e Malishevës ka nisur procesin e hartimit të projektbuxhetit për vitin 2026 duke përfshirë drejtpërdrejt qytetarët nëpërmjet dëgjimeve publike të zhvilluara në disa...

Lajmet e Fundit