Banorët e Krushës kanë pak shpresa nga Rashka

Krusha e Vogel-banoretLajmi për gjetjen e mbetjeve mortore në Rudnicë të Rashkës nuk i ka entuziazmuar shumë banorët e Krushës së Vogël. Fshati, në të cilin ishin vrarë 113 persona, ende nuk di për fatin e 86 banorëve, të cilët ende rezultojnë të pagjetur.

Gani Zylfiu, nga shoqata e të pagjeturve, ka pak shpresë që dikush nga Krusha të gjendet në Rashkë, por i vjen mirë që, të paktën, familje të shumta do të përfundojnë pritjen e stërzgjatur. Për masakrën në Krushë të Vogël, të ndodhur në ditët e fundit të marsit të vitit 1999, EULEX-i kishte hapur hetimet vitin e kaluar, ndërsa banorët janë në pritje të rezultateve. Për gjetjet e mbetjeve në komunën e Rashkës, e para lajmin e kishte marrë gruaja-simbol i kërkesës së vazhdueshme për të zbardhur fatin e të pagjeturve të luftës, Nysrete Kumnova, transmeton KTV.

Ajo e ka vlerësuar si një lajm të rëndësishëm, që mund t’i hapë rrugë ndriçimit të fatit edhe të personave të tjerë, derisa shton se qeveria, në asnjë rast nuk ka bërë presion të mjaftueshëm te autoritetet serbe për këtë gjë. Kosova, nga lufta e fundit, ka edhe mbi 1700 persona të pagjetur, ndërsa në Rudnicë të Rashkës, besohet se mund të merret vesh për 250 deri në 400 viktima.

Më Shumë

Tenton të godasë policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar në fshatin Serbicë e Poshtme të Prizrenit. Sipas raportit policor, i...

Avdyli: Aty ku është Vjosa, është fitorja

Ish-deputeti Haxhi Avdyli ka publikuar një mesazh mbështetës për kandidaten për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, duke theksuar përkrahjen e tij ndaj saj.   Përmes një...

Lajmet e Fundit