Godet me veturë këmbësorin në Prizren, ikën nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në rrugën “Nexhat Fanaj”, në Prizren, ku shoferi kishte goditur një këmbësor, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia bën të ditur se gjatë anashkalimit shoferi kishte goditur me veturë këmbësorin dhe i ka shkaktuar lëndime trupore.

I njëjti nuk ishte ndal në vendin e aksidentit dhe nuk i kishte ofruar ndihmë viktimës.

Viktima është dërguar në emergjencën rajonale në Prizren nga dëshmitarët e rastit, ku më pas viktima është liruar në shtëpi.

“Zyrtar profesional nga hetimet e njësisë së komunikacionit rrugor në Prizren, e hetuan rastin duke bërë verifikimin e automjetit dhe personit të njëjtit, e ndaluan të dyshuarin dhe e intervistuan për shkaktimin e aksidentit me lëndime dhe ikje nga vendi i ngjarjes.

Në lidhje me rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili urdhëroj që rasti të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Vrasja në Kobaj të Prizrenit: Një tjetër në gjendje të rëndë

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj në Prizren. Pas përleshjeve mes dy familjeve (kushërinjve), një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë...

Rahoveci ndan Medaljen e Lirisë në Ditën e Çlirimit

Me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Komunës së Rahovecit, do të mbahet ceremonia solemne e ndarjes së Medaljes së Lirisë, në...

Lajmet e Fundit