16.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Britney Spears: Prindërit e mi duhet të jenë në burg

Britney Spears ka thënë se prindërit e saj duhet të jenë në burg pasi morën nën kontroll jetën e saj dhe financat për më shumë se një dekadë, pas vendimit të një gjykate që i dha fund konservatorizmit të saj 13-vjeçar.

Ajo foli për këtë çështje përmes një video-postimi, njofton Klan Kosova.

“Unë as nuk po përmend të gjitha gjërat e këqija që më bënë mua, për të cilat ata të gjithë duhet të jenë në burg … po, duke përfshirë edhe nënën time që shkon në kishë !!!!”, tha Spears.

“Kam 13 vjet që jam në konservator. Është një kohë shumë e gjatë për të qenë në një situatë në të cilën nuk dëshiron të jesh. Thjesht jam shumë mirënjohëse për çdo ditë që jam në gjendje t’i kem çelësat e makinës sime vetë dhe që jam e pavarur të ndihem si grua. Të kem një kartelë të bankomatit, t’i shoh paratë në dorë për herë të parë, të kem mundësi që të blej qirinj. Janë gjëra të vogla, por për ne gratë përbëjnë një ndryshim të madh”.

Spears tha se do të avokojë kundër kujdestarisë së padrejtë ose konzervatorizmit për njerëzit që janë me “aftësi të kufizuara ose sëmundje”.

Ajo gjithashtu ka falënderuar mbështetësit që kërkuan lirimin e saj.

Sipas ligjit të SHBA-së, konservatorizmi është caktimi i një kujdestari ose një mbrojtësi nga një gjyqtar për të menaxhuar çështjet financiare dhe/ose jetën e përditshme të një personi tjetër për shkak të moshës së shtyrë ose kufizimeve fizike ose mendore.

Konservatorizmi i Spears u nda në dy pjesë – një për çështjet e saj të pasurisë dhe financave, tjetra për të si person.

Në dosjet e fundit në gjykatë, avokatët e babait të Britney, Jamie, kishin thënë se konservatorizmi ishte “i nevojshëm për të mbrojtur Britney në çdo kuptim të fjalës”.

Ata thanë: “Jeta e saj ishte rrëmujë dhe ajo ishte në gjendje të dëshpëruar fizike, emocionale, morale dhe financiare”.

 

Më Shumë

“Beteja e Koshares” – Quni: Në raport me Serbi gjithmonë krijonim epërsi

Ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-Ministri i Mbrojtjes tashmë deputet në Kuvendin e Kosovës, Anton Quni ka dhënë detaje ekskluzive lidhur me Betejën e Kosharës. Quni...

Policia në Prizren gjobit motoristët kundërvajtës, sekuestrohen disa motoçikleta

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me datë 2 dhe 3 maj 2024 patrullat policore të policisë në kuadër të Njësisë Rajonale...

Ballkani mban kreun

Lajmet e Fundit