6.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Borë e shi, moti gjatë fundjavës dhe javës së ardhshme

Mot i butë dhe ndryshueshëm pritet të jetë edhe në fundjavë. Do të ketë vransira, diell e riga lokale shiu. Nga e hëna mbrëma më ftohtë dhe priten reshje bore edhe në vise të ulëta.

Pas reshjeve të shiut që ranë ditën e djeshme, e në vise më malore edhe bore, në fundjavë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, por i butë, edhe me vransira të shtunën, e intervale me diell ditën e diel. Vende-vende me mundësi për riga lokale shiu, por kryesisht nga perëndimi i vendit.

Të dielen mbrëma reshjet e shiut shtrihen edhe në pjesë tjera të vendit, që vazhdojnë mëngjesin e së hënës. Në mbrëmjen e ditës së hënë sërish priten mundësi për të reshura shiu, por me rënie të temperaturës do të shndërrohen në reshje bore, që vazhdojnë edhe mëngjesin e së martës, ku më pas pushojnë gjatë ditës.

Qarkullimi më i mirë ajror, me motin dinamik që parashihet në fundjavë, mbanë ndotësit ajror më të shpërndarë, e indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe mesatare. Vetëm në raste kur do të ketë periudha më të gjata të qetësisë, koncentrimet e ndotësve ajror do jenë në rritje, e indeksi vende-vende mund të kaloj edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

27.11 – Kryesisht me vransira dhe jo aq ftohtë. Mundësi për riga lokale shiu, kryesisht në perëndim të vendit.

 

28.11 – Butë me vransira e intervale me diell. Në perëndim të vendit mundësi për riga lokale shiu. Deri në mbrëmje vransirat shtohen, ku priten edhe të reshura shiu.

29.11 – Kryesisht vranët. Pasdite dhe në mbrëmje priten reshje shiu, që me rënie të temperaturës shndërrohen në borë.

30.11 – Ftohtë, në mëngjes vazhdojnë vende-vende reshjet e borës. Ditën vransirat shpërndahen, e në mbrëmje me kthjellime.

1.12 – Vransira dhe diell. Në mëngjes shumë ftohtë e me ngrica.

Temperaturat minimale në fundjavë luhaten nga 4C deri 6C, e ditën e martë e mërkurë zbresin në -1C dhe -3C. Ndërkaq temperaturat maksimalet në fundjavë shënojnë rritje deri në 13C, e të martën zbresin deri në 2C.

Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugu 5-12m/s, e nga e hëna mbrëma ndryshon kahjen nga veriu.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies së thellë.

Më Shumë

Festivali “Prizren Rock and Blues Festival” rikthehet edhe këtë vit me emra shumë të njohur — mbahet më 4-5-6 korrik

Festivali “Prizren Rock and Blues Festival” po rikthehet në edicionin e dytë me emra të njohur të muzikës shqiptare dhe ndërkombëtare. Edicioni i këtij viti...

Dy klube të reja në volejbollin kosovar: KV Prizreni dhe KV Alpha

Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK) ka bërë të ditur se skenës së volejbollit tonë i janë shtuar edhe dy klube të reja. FVK-ja njoftoi...

Lajmet e Fundit