-3.2 C
Prizren
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Tri viktima nga tragjedia në Deçan, cilat janë dyshimet e para?

Mbrëmë në Gllogjan rreth orës 20:00, dyshohet se një person i maskuar ka gjuajtur me kallashnikov në drejtim të një autobusi me nxënës që ishin duke u kthyer nga shkolla. Si pasojë e të shtënave me armë, shoferi dhe dy nxënës kanë humbur jetën. I dyshuari ende nuk është identifikuar ndërsa policia ka filluar hetimet, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se i vrari është Gani Gjokaj, shoferi i autobusit.

Ai është nga fshati Skivjan, ndërsa kompania e autobusit është “Erblini” me seli në Gjakovë.

Ndërsa, nxënësit dyshohet se janë: Genta Mustafaj, 17-vjeçare dhe Ledion Hamzaj, 18-vjeçar. Ata kanë qenë nxënës së shkollë së mesme.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka thënë se aktualisht janë dy ose tri pista në të cilat po punohet për zbardhjen e autorit të krimit që la të vdekur tre persona në Gllogjan të Deçanit.

“Të gjitha njësitet relevante janë këtu. Aktualisht i kemi dy ose tri pista në të cilat jemi duke punuar. Fatkeqësisht nuk mund të japim detaje sepse në pistat në të cilat po punojmë janë në fazë fillestare”, është shprehur Mehmeti.

Mehmeti tha se aktualisht janë duke u zhvilluar aksione në kërkim të të dyshuarit dhe po intervistohen persona që mund të kenë lidhje me rastin.

Më tej, sa i përket asaj se Gllogjani duhet të hyj në ‘shtet-rrethim’, Mehmeti tha se aktualisht në vendin e ngjarjes e kanë edhe njësinë e qenëve, por që sipas tij, në mot me shi ata nuk mund  të nuhasin ose të çojnë drejt ndonjë piste.

Aktualisht kemi njësi të mjaftueshme, por në situata të tilla si kjo me shi, qentë nuk arrijnë ta nuhasin erën e armës apo diçka tjetër”, ka thënë ai.

Mirëpo, se a bëhet fjalë për sulm terrorist, ka folur zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale të Pejës, Veton Elshani.

Ai tha se nuk bëhet fjalë për akt terrorist por që dyshohet se vetëm një person e ka kryer veprën e rëndë.

Ai tha se kanë angazhuar të gjitha njësitet policore të rajonit e shumë shpejt pritet t’iu bashkohen edhe ato nga Prishtina, të udhëhequra nga Drejtori i Përgjithshëm.

Nuk mendohet e as bëhet fjalë për ndonjë akt terrorist. Nuk ka aso lajme që mund të qarkullojnë. Bëhet fjalë për ngjarjen tronditëse, vrasje të trefishtë dhe një të plagosur në gjendje stabile në spital. Kemi angazhuar të gjitha njësitet elite, njësiti me qen, specialët dhe shumë shpejt bashkohet edhe Prishtina, që nga Drejtori i Përgjithshëm”, tha Elshani për Sinjalin.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka njoftuar se disa persona në cilësinë e dëshmitarit po intervistohen nga forcat e rendit.

“Personat që po intervistohen janë dëshmitarë dhe kuptohet që të ardhmen mund të ndryshohet edhe cilësia”, ka deklaruar Isufaj.

Sinjali ka publikuar edhe pamje kur i plagosuri është dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor.

Më Shumë

Kryeziu për planin franko-gjerman: Marrëveshja është negociuar e finalizuar

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, ka thënë se retorika populiste nuk mund të ketë ndikim te plani franko-gjerman, pasi që ky proces ka...

Treni del nga binarët, shpërthen një zjarr i madh në Ohio

Në shtetin amerikan të Ohios, pranë qytetit East Palestine, një tren mallrash ka dalë jashtë shinave të trenit. Një tren ka shkaktuar një zjarr të...

Lajmet e Fundit