9.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Shmangen grevat në Arsim

SBASHK ka mbajtur sot një takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla me anëtarë të kabinetit të tij dhe ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jashari në një prononcim për Gazetën Insajderi, e ka quajtur produktive takimin me ministrin Svecla dhe ministren Nagavci.

Sipas Jasharit, ministrit Svecla u ka konfirmuar se një grup punues është duke punuar në Ligjin për Paga dhe se ju duhet edhe disa kohë për të evituar vërejtjet që i ka bërë Kushtetuesja.

Sveçla po ashtu, i kishte siguruar Jasharit se pas përfundimit grupi punues do të punojë me sindikatat dhe se kjo do të ndodhe para se të dërgohet versioni final për tu votuar nga qeveria.

“Takimi ishte korrekt, ministrit Svecla tha se një grup punues është duke punuar në Ligjin e pagave por ju duhet edhe ca kohe për t’i evituar vërejtjet qe i ka bere kushtetuesja dhe pasi te behet kjo ai na premtoj se ky grup punues duhet te ulet dhe punojnë bashke me sindikatat dhe na premtoj se kjo do të ndodhe para se të dërgohet versioni final në qeverie për tu votuar” tha Jashari për Insajderi.

Tutje, Jashari tha se do të kenë takime me grupet e tjera parlamentare për tu kërkuar që në leximin e dytë për buxhetin të ketë vijë buxhetore që do të garantojë implementimin e Ligjit për Paga.

“Më në fund pas angazhimeve dhe presioneve filloi dialogu dhe takimet, ne do të kemi takime edhe me grupet e tjera parlamentare pasi ju kemi bërë kërkesë për takim, te cilët do ti lusim që leximin e dytë për buxhet të këtë vija buxhetor që do të garantonte implementimin e Ligjit të Pagave”, tha më tej Jashari.

Jashari shtoi se nga ministrja Nagavci morën mbështetje se kjo iniciativë do te shkojë përpara por jo premtim konkrete.

E në rast se dështon përsëri implementimin e Ligjit të Pagave, Jashari tha se mbete në dorë të përfaqësuesve te SBASHK-ut te vendosin se çfarë do te ndodhe me tej./Insajderi.org

Më Shumë

Moti sot me diell dhe vranësira

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës pritet të shtohen, ku ka mundësi të sjellin ndonjë reshje të...

Në Prizren zhduket një vajzë

Një vajzë në Prizren është zhdukur që nga data 30 prill. Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ankuesja femër...

Lajmet e Fundit