Kurti: Serbia po sillet si Rusia, nuk do ta lejojmë bosnjëzimin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një interviste dhënë për median malazeze “Pobjeda”, ka thënë se Serbia po sillet në Ballkanin Perëndimor sikurse Rusia me fqinjët e saj, duke tentuar që Republikën Serbe në Bosnjë e Hercegovinë ta shndërrojë në Bjellorusi e Malin e Zi në Ukrainë.

Sipas Kurtit, Serbia nuk e njeh shtetësinë e vendeve që nuk janë anëtare të BE-së, Bosnje e Hercegovinën, Malin e Zi, Kosovën e madje edhe Maqedoninë e Veriut, transmeton Telegrafi.

Madje Kurti beson se Serbia këto shtete i konsideron si të përkohshme, dhe me të gjitha kapacitetet po angazhohet që të shkatërrojë shtetësinë e tyre.

“Raportet mes Kosovës dhe Serbisë janë të njëjta: as më të mira, as më të këqija. Kemi të bëjmë me shtetin që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, që është autokratike dhe mbështetet në Moskë. Në anën tjetër, Kosova është e pavarur dhe shtet sovran, ka integritetin e saj territorial, por ka edhe shumë probleme”, tha Kurti për Pobjedën.

Ndërkaq i pyetur se cilat janë problemet e Kosovës, Kurti tha se problemi më i madh është Serbia, që nuk po mund ta paramendojë që ta njoh Kosovën si një shtet fqinj me të drejta të barabarta.

Madje kreu i ekzekutivit në Kosovë, i është përgjigjur pyetjes nëse paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor varen nga marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë – duke theksuar se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për paqe dhe stabilitet, e për t’i pasur këto duhet demokraci, drejtësi dhe zhvillim që janë vlera evropiane.

“Serbia në Ballkanin Perëndimor sillet sikurse Rusia me fqinjët e saj: Republikën Serbe në Bosnje e Hercegovinë po tenton ta shndërrojë në Bjellorusi, e Malin e Zi në Ukrainë”, shtoi Kurti.

Më Shumë

Martohet Blerando

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Blerando, i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partneren e tij Albulena Krasniqi,...

I thyhet xhami dhe i vihet zjarri, digjet një lokal në Prizren

Një lokal mobilierie në Prizren është përfshirë nga zjarri, ndërsa Policia dyshon se rasti është shkaktuar qëllimisht nga persona të panjohur. Sipas raportit policor, ankuesi...

Lajmet e Fundit