13.9 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Golden Eagle Ylli shënon fitore të lehtë ndaj Tirana Neptun

Golden Eagle Ylli ka vazhduar me fitore, duke mundur në udhëtim Tirana Neptun me rezultat 71:103 (23:23, 19:29, 12:22, 17:29), në kuadër të javës së gjashtë të Ligës Unike.

Çereku i parë i ndeshjes ishte i barabartë dhe u karakterizua me shumë barazime dhe herë njëra skuadër kalonte në epërsi dhe herë tjera, ndërsa përfundoi me shifrat 23:23.

Pesë minutat e periudhës së dytë ishin të barabarta, deri tek rezultati 36:36, e më pas therandasit ishin më të mirë, duke shkuar në pushim me rezultat 42:52.

Kampionët vazhduan me lojë të mirë dhe thelluan epërsinë deri në 22 pikë, 48:70, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 54:74.

Kampionët e Kosovës dhe Ligës Unike nuk u ndalën as në dhjetë minutat e fundit për të thelluar edhe më shumë epërsinë dhe triumfuan 71:103.

Te Tirana Neptun u dallua Reggie Clark me 26 pikë e pesë kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Henrik Sirko me 23 pikë e gjashtë asistime, Gëzim Morina me 14 pikë, shtatë kërcime dhe tetë asistime, si dhe Erjon Kastrati me 22 pikë e gjashtë kërcime.

Tirana Neptun ka tri fitore dhe tri humbje, kurse Golden Eagle Ylli gjashtë fitore dhe një humbje, transmeton Klankosova.tv.

Më Shumë

Vidhen para, stoli ari në Leshan e Krushë të Vogël

Në dy raste të ndara persona të panjohur kanë vjedhur stoli ari në dy shtëpi të ndryshme. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës...

Bashkimi U16 kampion i Kupës së Kosovës për meshkuj

Bashkimi U16 ka triumfuar në Kupën e Kosovës për meshkuj U16, pasi në finalen e zhvilluar në Pejë mposhti ekipin Kerasani me rezultat 76:56. Arman...

Lajmet e Fundit