MI: Zhbllokohet rruga Prizren – Prevallë, shoferët duhet të kenë kujdes nga ndonjë rënie eventuale e gurëve

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës njofton se rruga rajonale Prizren – Prevallë është zhbllokuar, pas rrëshqitjeve të dheut gjatë ditës së djeshme.

Sipas MI-së, ngasësit e automjeteve duhet të kenë kujdes nga ndonjë rënie eventuale e gurëve në këtë rrugë.

“Në rrugën Prizren – Prevallë, në kilometrin e gjashtë ku pati rrëshqitje të materialit erodues nga masivi shkëmbor në pjesën e sipërme të saj dhe për pasojë bllokimin e kësaj rruge që nga mbrëmë pas ores 18.00 e deri me tani është bërë zhbllokimi i këtij aksi rrugor dhe trafiku mund te zhvillohet sikurse më parë”, njofton MI.

“Bazuar në konfiguracionin e terrenit ku shtrihet kjo rrugë, bëjmë thirrje tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të kenë kujdes të shtuar në të gjithë gjatësinë e saj, pra nga Prizreni deri në Prevallë. Kujdes duhet të bëhet nga ndonjë rënie eventuale e gurëve”, përfundon njoftimi.

Më Shumë

Sejdi Bellanica, kryetar i AAK-së në Prizren, është kandidat për deputet

Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, Sejdi Bellanica, ka njoftuar se është kandidat për deputet në zgjedhjet e...

Nënshkruhet marrëveshja për dislokimin e rezervuarit në Kalanë e Prizrenit

Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Ministria e Ekonomisë dhe Hidroregjioni Jugor kanë nënshkruar një marrëveshje tripalëshe për realizimin e projektit kapital “Dislokimi i rezervuarit...

Lajmet e Fundit