Shqiptohen 331 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID-19

Qytetarët po vazhdojnë të mos i respektojnë masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së virusit korona.

Vetëm brenda një ditë, Policia e Kosovës shqiptoi 331 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk i respektuan masat antiCOVID-19.

Masat antiCOVID-19 kanë hyrë në fuqi nga 6 dhjetor.

Kujtojmë që në pjesën e dytë të muajit gusht u vendosen masat antiCOVID-19 meqë kishte filluar të përhapej me shpejtësi varianti Delta i cili mori jetën edhe shumë qytetarëve.

Në kuadër të masave, të gjithë personat mbi 12-vjeç duhet që t’i ofrojnë dëshmitë e vaksinimit me dy dozat për udhëtim me mjetet e transportit publik dhe atij privat, si dhe hyrje në qendrat tregtare dhe lokalet e gastronomisë. Me ç’rast nga 3 janari dëshmitë e vaksinimit të plotë do t’u kërkohen të gjithë udhëtarëve që hyjnë në Kosovë.

Mbajtja e maskës vazhdojnë të jetë e detyrueshme. Sipas masave, kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë të jetë në fuqi nga mesnata deri në orën 05:00.

Orari i gastronomisë vazhdon të jetë i njëjti. Këtij sektori i lejohet të punojë deri në ora 23:00, ndërsa muzika i ndalohet pas orës 21:30. Klubet e natës dhe organizimi i ahengjeve vazhdon të jetë i ndaluar./Kp/

Më Shumë

Ra nga pema e qershisë, vdes 33-vjeçari në Suharekë

Një 33-vjeçar  ka vdekur në Suharekë pas një aksidenti të ndodhur mbrëmë, pasi ra nga pema e një qershie me lartësi diku 6 metra. KLIKO...

Totaj: Komuna e Prizrenit do të vazhdojë mbështetjen për gratë sipërmarrëse

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë pjesë në Konferencën Nismëtare të projektit “E Ardhmja e Saj”, një iniciativë që synon fuqizimin...

Lajmet e Fundit