Zjarr në një klinikë psikiatrike, të paktën 27 të vdekur në Japoni

Të paktën 27 persona u vranë pasi një zjarr shpërtheu sot në një klinikë psikiatrike në qytetin japonez të Osakas, tha një zyrtar japonez i paidentifikuar.

Një zyrtar nga shërbimi zjarrfikës i qytetit Osaka i tha reuters se të paktën 28 persona tjerë janë lënduar.

Është konfirmuar se tre persona kanë vdekur në spital, njofton transmetuesi MBS. Policia po heton shkakun e zjarrit, duke përfshirë raportimet se një burrë i vuri flakën ndërtesës, raportoi Kyodo News, duke cituar njerëzit e përfshirë në hetim, raporton bbc.

Gazeta “Jomiuri” bën të ditur se një i moshuar ka futur në pallat një qese, nga e cila ka rrjedhur një lëng i ndezshëm dhe ku ka marrë flakë.

Zjarri shpërtheu menjëherë pasi klinika, e vendosur në katin e katërt të një ndërtese tetëkatëshe, filloi të funksionojë në orën 10 të mëngjesit me orën lokale, njoftoi televizioni publik NHK. Një pamje e NHK tregon tymin që buron nga një dritare e katit të katërt.

Ndërtesa strehon një klinikë, një shkollë të gjuhës angleze dhe disa kompani të tjera. Gjithsej 70 vetura zjarrfikëse u mobilizuan për të shuar zjarrin, i cili vë nën kontroll brenda gjysmë ore nga thirrja e ambulancës. /Telegrafi/

 

Më Shumë

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

Lajmet e Fundit