8.4 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Kryetari i Malishevës shpërndan dhurata për nxënësit me nevoja të veçanta

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, këtë të hënë ka vizituar shkollën fillore “Ibrahim Mazreku” në këtë komunë.

Gjatë vizitës Kastrati ka ndarë dhurata në prag të festës së Vitit të Ri për nxënësit me nevoja të veçanta.

“Në prag të festave të fund vitit, me kënaqësinë më të madhe sot kam vizituar nxënësit me nevoja të veçanta, që vijojnë mësimet në ShFMU “Ibrahim Mazreku” në Malishevë. Në cilësinë e kryetarit të Malishevës, këtyre fëmijëve të dashur ju shpërndava nga një dhuratë për festën e Vitit të Ri, dhe ju urova shëndet të mirë dhe suksese në vitin 2022”, ka thënë Kastrati.

Kastrati mes tjerash ka thënë se fëmijët ta ka takuar dhe shumë të tjerë anekënd komunës së Malishevës, gjithnjë do të kenë përkrahje dhe trajtim të barabartë institucional.

Më Shumë

Zgjidhet kryetari i Këshillit të Prindërve në nivel komunal në Suharekë

Në ambientet e Komunës së Suharekës është mbajtur takimi i Këshillit të Prindërve në nivel komunal, me qëllim të konstituimit të këtij këshilli dhe...

Disa zona të Prizrenit, Suharekës dhe Malishevës pritet të mbesin pa ujë

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar konsumatorët se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga kompania KEDS në njësitë operative të Prizrenit, Suharekës dhe...

Lajmet e Fundit