Krasniqi: Me Totajn, Prizreni do të shndërrohet në qendër të kulturës dhe turizmit në Ballkan

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka vizituar të hënën kryetarin e ri të Prizrenit, Shaqir Totaj.

Me këtë rast, Krasniqi ka thënë se me qeverisjen e Shaqir Totajt, Prizreni do të zhvillohet dhe shndërrohet në një qendër të kulturës e turizmit në Ballkan.

“Pas marrjes së detyrës zyrtare, sot vizitova kryetarin Shaqir Totaj, për t’i uruar punë të mbarë në katër vitet e ardhshme në udhëheqjen e Prizrenit, kryeqytetit tonë kulturor e historik. Pas një periudhe jo të lehtë nga qeverisja e dobët e stagnuese e mandatit të kaluar, ka ardhur koha që modeli qeverisës zhvillimor i PDK-së në nivel lokal të jetësohet edhe në Prizren, me një profesionist, menaxher të shkathë e të pakompromis ndaj të keqes, siç është kryetari Totaj.  Me qeverisjen e Shaqir Totajt, Prizreni do të zhvillohet dhe shndërrohet në një qendër të kulturës e turizmit në Ballkan. Për këtë, garanci kryesore është përvoja e tij udhëheqëse dhe dashuria e madhe që ka për Prizrenin dhe prizrenasit. Gjithmonë duke qeverisur drejtë, pa dallime e duke qenë Kryetar i secilit e për secilin. Të priftë e mbara, Shaqë!”, ka shkruar Totaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Më Shumë

Nis pastrimi i rrëshqitjeve të dheut në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se kanë nisur punimet për largimin e dheut në Autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë–Prizren. Sipas njoftimit të...

Mot me diell, sot temperaturat deri në 29 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura...

Lajmet e Fundit