Masat kundër Covid-19, në dy ditë u ndaluan 9 ahengje familjare në Prizren

Është ndërprerë mbajtja e nëntë ahengjeve familjare në rajonin e Prizrenit. Rastet kanë ndodhur dy ditët e fundit. Kjo pasi, nuk u respektuan masat kundër përhapjes së Covid-19.

Në njoftimin e AUV’it thuhet se kontrolle të ngjashme do të realizohen edhe ditëve në vijim.

Mbrëmë dhe sonte deri me tani në Regjionin e Prizrenit, Inspektorati Sanitar i AUV’së bashkë me Policinë e Kosovës gjatë kontrolleve për mbikëqyrje të zbatimit të masave anti Covid sipas vendimit të fundit të Qeverisë, kanë ndaluar mbajtjen e 9 ahengjeve familjare, dhe janë shqiptuar gjoba juridike për lokalet e gastronomisë të cilat nuk krijuar kushte për respektim të masave Covid 19.

“Kontrollet strikte do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim”.

Në bazë të vendimit të Qeverisë, shërbimet e gastronomisë duhet të respektojnë orarin e punës dhe të zhvillojnë aktivitete e tyre në përputhje me udhëzuesin përkatës.

Janë të ndaluara të gjitha veprimtaritë organizimet e ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të fundvitit në të gjithë vendin.

Më Shumë

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Lajmet e Fundit