Ribashkim Lukaku – Conte te Tottenham-i?

Një nga opsionet e Romelu Lukaku-t pas Chelsea-s mbetet edhe ribashkimi me ish-trajnerin e tij, Antonio Conte.

Lukaku nuk u përfshi në skuadrën e Chelsea-s për ndeshjen përballë Liverpool-it.

Kjo sepse të ai kishte dhënë një intervistë për Sky Sports Italia, ku tha që dëshiron rikthimin te Inter dhe nuk është i lumtur te Chelsea.

Ajo intervistë shkaktoi shumë trazira në kampin blu.

I vendosur para zgjidhjes, Thomas Tuchel vendosi që ta dënojë belgun për fjalët e thëna – duke e lënë jashtë skuadrës së Chelsea-s për ndeshjen me Liverpool.

Sipas raportimeve nga media, mundësitë janë shumë të vogla që belgu të vazhdojë aventurën e tij në “Stamford Bridge”.

Dhe, ndër mundësitë e shumta të shfaqura, është edhe ajo e ribashkimit me Conte-n.

Conte, i cili e ka nisur shumë mirë aventurën në Angli me Tottenham-in, Lukaku-n e sheh si një emër që mund ta ngrisë nivelin e gjelave.

Lukaku shpesh herë është shprehur që respekti që gëzon për Conte-n është i madh dhe një bashkim me të nuk do të ishte gjë e pamundur.

Inter, Tottenham, Chelsea apo ndonjë klub tjetër? E ardhmja e Lukaku-t është më e qartë se asnjëherë më parë.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Banorët nisin të mblidhen për protestë – Pacolli iu tha se do të diskutojë me ta për laurën në rrugën për në Prevallë

Disa qytetarë kanë nisur të mblidhen për të protestuar kundër vendosjes së laurës në rrugën Prizren–Prevallë. Në disa pamje të publikuara nga mediumi lokal, RTV...

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Lajmet e Fundit