Chelsea e dënon Lukakun

Romelu Lukaku është dënuar me gjobë nga Chelsea, pas rrëmujës dhe zemërimit që e shkaktoi me fjalët e tij në një intervistë të xhiruar tri javë më parë, ka thënë trajneri i klubit, Thomas Tuchel.

Tuchel e la sulmuesin belg jashtë skuadrës së Chelseat për barazimin me Liverpoolin të dielën në Premierligë dhe u takua me të hënën për ta sqaruar rrëmujën e krijuar, raporton Gazeta Express.

Lukaku iu kërkoi falje tifozëve, pronarit, trajnerit dhe bashkëlojtarëve përmes një interviste për uebsajtin e klubit, duke thënë: ‘më vjen keq për zemërimin që e kam shkaktuar”.

28-vjeçari u mirëprit në stërvitje me ekipin përsëri dhe do të rikthehet në skuadrën e Chelseat për ndeshjen e parë gjysmëfinale në Carabao Cup kundër Tottenhamit të mërkurën, pra sot.

Por ai është gjobitur me një shumë parash të pazbuluar nga klubi, e cila sipas disa mediave është mbi gjysmë milioni euro.

“Do të ndërmerren veprime disiplinore dhe ai do t’i pranojë ato”, tha Tuchel të martën.

“Ai do të gjobitet dhe natyrisht se duhet ta pranojë këtë”, shtoi ai./Gazeta Express/

Më Shumë

Zyrtare: Valmir Kakruki firmos për dy vite me Bashkimin

Bashkimi ka vazhduar me afrimet për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar transferimin e Valmir Kakrukit. “Mirë se vjen, Valmir Kakruki! Valmiri është zyrtarisht pjesë e KB...

Auditori gjen paqartësi në tenderin për blerjen e dy autoambulancave në Prizren

Komuna e Prizrenit kishte zhvilluar një procedurë prokurimi për blerjen e dy autoambulancave me kërkesa të paqarta dhe kundërthënëse në dokumentet e tenderit, duke...

Lajmet e Fundit