Vetëplagoset me pistoletë me gaz një person në Prizren

Një person në Prizren dyshohet se është vetëplagosur në shtëpinë e tij, derisa ishte duke manovruar me një pistoletë me gaz për të cilën nuk posedonte leje.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dyshohet se nga pakujdesi është shkrepur aksidentalisht pistoleta, ndërsa personi është duke u trajtuar në Spital.

“Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar pistoletën. Rasti në procedurë hetimore”, ka njoftuar Policia.

Rasti është cilësuar nga policia si vetëplagosje dhe armëmbajtje pa leje./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich e vizituan qytetin e Prizrenit

Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u nisën në udhëtimin e parë ndërkombëtar studimor të...

Lajmet e Fundit