7.4 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Kosovarët fuqia e tretë punëtore në Kroaci, këto janë shifrat

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka publikuar disa shifra që tregojnë se kosovarët janë fuq
ia e tretë punëtore në Kroaci.Selimi përmes një postimi në “Twitter”, ka thënë se kosovarët renditen pas serbëve dhe boshnjakëve.Sipas tij, bazuar në të dhëna zyrtare janë rreth 7900 kosovarë që punojnë në Kroaci.

Edhe deputetja shqiptare në Kroaci, Ermina Lekaj Prljaskaj, para dy ditësh ka njoftuar se qytetarët e Kosovës renditen në vendin e tretë sa i përket punëtorëve të huaj në Republikën e Kroacisë.

Ajo nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se sipas të dhënave të fundit të MBP-së, gjatë vitit 2021, në Republikën e Kroacisë kanë qenë të punësuar 7 mijë e 912 shqiptarë nga Republika e Kosovës.

Ndërkaq, siç njofton ajo, nga Shqipëria kanë qenë të punësuar 3 mijë e 719 punëtorë, të cilët zënë vendin e gjashtë sa i përket punësimit të të huajve në Kroaci.

 

Më së shumti punëtorë të angazhuar në këtë vend nga shtetet e rajonit, kishte nga Bosnja e Hercegovina, pastaj nga Serbia, nga Kosova dhe fare në fund nga Shqipëria.

Më Shumë

Emilja Rexhepi paralajmëron se do t’i drejtohet Kushtetueses pasi Supremja ia refuzoi ankesën

Kryetarja e Partisë së Re Demokratike, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se do të drejtohet në Gjykatën Kushtetuese dhe të gjitha institucionet ndërkombëtare, pasi ankesa...

Dërgohet në burg 23 vjeçari nga Prizreni, ishte dënuar me 14 muaj burgim efektiv për “Narkotik”

Është dërguar në burg 23-vjeçari i cili ishte i dënuar me 14 muaj burgim efektiv për narkotikët.   Sipas njoftimit të policisë i arrestuari është dënuar...

Lajmet e Fundit