1.9 C
Prizren
E shtunë, 11 Janar, 2025

Përgatitja dhe mbrojtja e diplomave të fakulteteve dhe ato postdiplomike

Shkruan: Prof. Gani Rudaj

Po hyj drejt e në temë. Fjala DIPLOMË rrjedh nga gjuha greke që në gjuhën shqipe e ka kuptimin e një dokumenti zyrtar dhe ai dokument i shërben personit si dëshmi kur mbaron një shkollë të mesme, të lartë ose një kurs të posaçëm dhe kjo diplomë mbrohet para një komisioni të caktuar.

Diploma shërben si dëshmi për marrjen e një titulli shkencor në një fushë të caktuar. Arma kryesore për të përgatitur diplomën janë vetëm literaturat e lexuara për temën për të cilën duhet punuar.

Diploma është një punim shkencor që do të thotë sistem dijesh e njohurish të tilla për një degë të caktuar e vështruar si një lloj i veçantë pune. Ky punim duhet të jetë një punim shumë serioz. Diploma nuk është hartim, tregim, poezi, apo ndonjë zhanër tjetër.

Për ta punuar temën e diplomës, pos literaturave të lexuara, ai duhet të hulumtojë edhe më tutje, të konsultohet, me një fjalë të bëjë ndonjë risi në atë punim, kështu që KOMISIONI dhe lexuesi pos kënaqësisë që do ta ketë, edhe të mësojë diçka. Në mbrojtjen e diplomave është shumë me rëndësi të ketë vërejtje apo mospajtime në lidhje me punimin.

Tani do ta bëj një vështrim timin modest se si mbrohet tema e fakultetit dhe ajo postdiplomike në kohën e sotme. Për ta përgatitur një temë, studenti duhet t’i trajtojë disa ligje, e disa jo.

Përgatitja e diplomave i ka dy rrugë që duhet ndjekur, e ato janë: PUNA SHKENCORE dhe PUNA STUDIMORE.

1. ÇKA ËSHTË PUNA SHKENCORE? – I nderuari MIKEL NDRECA, në faqen 674, në librin FJALOR FJALËSH E SHPREHJESH TË HUAJA, për fjalën SHKENCË , na jep këtë shpjegim: Fjala SHKENCË rrjedh nga gjuha latine, që në gjuhën shqipe do të thotë: SISTEM DIJESH E NJOHURISH TË TILLA PËR NJË DEGË TË CAKTUAR, E VËSHTRUAR SI NJË LLOJ I VEÇANTË PUNE.

2. PUNA STUDIMORE – Puna studimore do të thotë marrje e njohurish nga një fushë e dijes duke mësuar e lexuar, si dhe për të shqyrtuar anë të ndryshme, për të njohur edhe më mirë a për të zbuluar ligjet e rregullsitë. Me një fjalë, këtu kemi të bëjmë me një kërkim shkencor. Këto ishin dy tema që një student për ta mbrojtur temën e diplomës duhet t’i përmbahet kështu mendoj unë.

Megjithatë, mendoj, jo të gjithë studentët, nuk i përmbahen këtyre rregullave, të cilat janë obligative për ta punuar temën siç duhet. Unë në mendimet e mia në lidhje me këtë mund të gaboj, por ende nuk lexova një punim shkencor ose studimor nga ata studentë që po magjistrojnë, doktorojnë, e aq më keq për ata studentë që po shkojnë për të mbrojtur temën postdiplomike.

Fajtorët nuk janë studentët. Fajtorët kryesorë janë mësimdhënësit e tyre. Në rend të parë nuk kanë seriozitetin profesional në punën që duhet ta bëjnë. Mirëpo, këtu më duhet të theksoj se ka edhe nga ata mësimdhënës që janë të përgatitur dhe të përpiktë në punën e tyre profesionale.

Provimet nuk mbahen kudo, si p.sh. korridor, në oborr, në kafene e gjetiu dhe ajo punë quhet ” shkel e shko “, ekziston edhe një formë edhe më e keqe që quhet me PARA, njëjtë sikur të shkosh në kiosk për një pako cigare!!!

Tani këtu do të mundohem të shkruaj për variantin e dytë e marrjeve të ashtuquajtura DIPLOMA.

1.PUNA PËRSHKRUESE
Puna përshkruese e një punimi diplome është akti më i ulët i veprimit të një studenti që mbron temën e diplomës. Kjo do të thotë të marrësh të njëjtën temë që dikush e ka pasur para disa viteve dhe kandidati vetë ta përshkruajë dhe vetëm t’ia ndërrojë emrin e studentit të mëhershëm. Këtu bën pjesë edhe vjedhja e diplomës. Për vjedhje nuk kam çfarë të them se fjala flet vetë.

2. PËRFUNDIM – Për mendimin tim, fakultetet tona duhet të jenë më seriozë në punë e tyre profesionale. Secili magjistër, apo doktor duhet ta dëshmojë titullin e tij me ndonjë botim shkencor nga lëmia që ka studiuar dhe atë ta bëjë së paku një herë në vit.

Nëse personi nuk dëshmohet me punën e tij, ai atëherë duhet t’i nënshtrohet provimit për ta mbrojtur titullin që e ka. Tani kushtet i kemi për këtë punë. Nuk duhet të rrimë duarkryq deri në pension. Mendoj që duhet të jemi aktivë dhe jo pasivë në profesionet tona.

Më Shumë

Në Vërmicë pritjet deri në 15 minuta

Pika kufitare në Vërmicë është e vetmja pikë kufitare në të cilën aktualisht pritjet shkojnë nga 10 deri në 15 minuta dhe ka një...

Moti sot: Me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 9 gradë Celsius

Sot mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më shumë për gjatë relievit malor. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat...

Ajo që s’e them

Lajmet e Fundit