Pickford përfshihet në një përleshje fizike

Portieri i kombëtares së Anglisë, Jordan Pickford, është përfshirë në një përleshje gjatë një mbrëmje në një lokal nate.

Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, gjatë mbrëmjes të së dielës, Pickford shkoi në lokalin Beggar’s Bridge së bashku me shokët e tij, kur disa të pranishëm aty filluan të talleshin me portierin e Everton-it.

Ata u tallën me Pickford-in duke i thënë se i kishte krahët e shkurtër, gjë që nuk u pëlqeu shokëve të tij, të cilët më pas filluan u përleshen me të pranishmit aty, ku pati edhe rrahje mes tyre.

Menjëherë pas incidentit të ndodhur mbërriti policia, por shokët e portierit anglez, sikurse edhe ai nuk ndodheshin aty.

Nga kjo përleshje, njëri prej të pranishmëve në lokal mbeti me hundë të thyer, derisa një dëshmitar e përshkroi situatën se si ndodhi rrahja.

“Sapo Jordan hyri në lokal, disa filluan të talleshin me të duke i thënë se kishte krahët e shkurtë. Më pas filloi përleshja mes tyre, ku një djalë mbeti më hundë të thyer”, tha dëshmitari.

“Pikford nuk u lëndua fare. Ai doli nga dera sapo rrahja filloi. Grupi i Pickford-it u largua me minibus para se të vinte policia”, shtoi dëshmitari.

Ai gjithashtu shtoi se një djaloshi që po filmonte incidentin, iu thye telefoni nga njëri prej grupit të portierit 27 vjeçar.

Kujtojmë që kjo tallje për “krahët e shkurtë” të Pickford-it përdoret shpesh edhe nga koret e tifo-grupeve kundërshtare të Everton-it përfshirë këtu edhe rivalët e qytetit, Liverpool.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Në Rogovë të Hasit përkujtohet Komandant Lleshi

Në Rogovë të Hasit është përkujtuar heroi i kombit Haxhi Hoti – Komandant Lleshi, në 28-vjetorin e rënies së tij heroike. Me këtë rast, kryetari...

Komuna e Rahovecit kërkon sanimin urgjent të punimeve në rrugën “Xhelal Hajda-Toni”, paralajmëron masa ligjore

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Rahovec ka reaguar ndaj punimeve të kryera pas riasfaltimit të një grope në rrugën “Xhelal Hajda-Toni”, duke i cilësuar...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit