16.8 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Arsenali po planifikon transferimin e Moratas

Alvaro Morata është duke kaluar vitin e tij të dytë si i huauzar te Juventusi.

Sulmuesi spanjoll në fund të sezonit do të rikthehet te Atletico Madrid, pasi vështirë se Juventus do të aktivizojë klauzolën për blerjen e tij.

E ardhmja e spanjollit nuk pritet të jetë në Wanda Metropolitano, pasi Atletico nuk e ka në planet e veta dhe do ta shes atë në verë.

Arsenali është skuadra e fundit që është futur në garë për t’i siguruar shërbimet e spanjollit.

Topçinjtë janë në kërkim të një sulmuesi dhe trajneri Mikel Arteta e pëlqen jashtëzakonisht shumë bashkëkombësin e tij.

Sipas asaj që raporton Tuttomercatoweb, Morata e pëlqen rikthimin në Ligën Premier, por i ka vendosur një kusht Arsenalit para se të pranojë ofertën e tyre.

Për t’i siguruar shërbimet e Moratas, Arsenali duhet të sigurojë së pari vendin e katërt, vend që do ta dërgojë në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.

Nga ana tjetër Atletico Madrid do ta lejonte largimin e sulmuesit nëse vije një ofertë rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/

Më Shumë

Kapet mashtruesi serb në Vërmicë, bashkë me disa persona përfituan mbi 1.5 mln euro

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Vërmicë, i cili dyshohet se me persona të tjerë kanë kryer veprën penale falsifikim të dokumenteve/pasaportës dhe...

Trupa amerikane e baletit “Magnificat” performon nesër në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot pjesëtarët e trupës profesionale të baletit “Magnificat!” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të...

Lajmet e Fundit