Ushtria ruse futet në rajonet që kontrollohen nga separatistët në lindje të Ukrainës

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar para pak çastesh ministrin rus të Mbrojtjes, që të sigurojë paqe në Donetsk dhe Luhansk.

Madje raportohet se ka filluar futja e trupave ruse në dy rajonet, që disa orë më parë edhe zyrtarisht Kremlini i njohu si shtete të pavarura.

Në momentet që Putin po shpjegonte arsyet se pse ka vendosur të nënshkruaj dekretin për njohjen e këtyre dy rajoneve separatiste në lindje të Ukrainës, një konvoj ushtarak – pra me autobusë dhe tanke janë shfaqur, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë që tashmë gjenden 200 mijë ushtarë rusë përgjatë vijës kufitare me Ukrainën, që prej muajsh janë në gjendje gatishmërie dhe sipas agjencive amerikane të inteligjencës, Putin mundet çdo çast të urdhërojë pushtimin e Ukrainës. /Telegrafi/

 

Më Shumë

KKSB në Prizren miraton draft-planin e punës për vitin 2026

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Prizren, i kryesuar nga kryetari i komunës, Shaqir Totaj, ka mbajtur mbledhjen e radhës në sallën e...

Tetë vjet pa Kujtim Paçakun

Sot janë bërë tetë vjet nga vdekja e gazetarit, poetit, shkrimtarit dhe ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Kujtim Paçaku, një prej figurave më të...

Lajmet e Fundit