11.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Vëllezërit Klitschko, në listën e zezë të Putinit me 23 të tjerë që duhen eliminuar

“The Times” shkruan se me urdhrin e ofensivës totale ndaj Ukrainës, në veçanti për të marrë Kievin, Wladimir dhe Vitali Klitschko janë përfshirë në listën e zezë me 23 persona të Vladimir Putin, të cilët duhen kapur ose eliminuar.

Gjithnjë sipas “The Times”, 400 mercenarë rusë shumë të stërvitur janë dërguar në Kiev me kërkesën për të vrarë presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy dhe për të zhdukur në thelb qeverinë e tij.

Shumë prej këtyre mercenarëve thuhet se i përkasin Grupit Wagner, një organizatë ushtarake private me lidhje me Putinin, që fluturoi nga Afrika rreth një muaj më parë.

Ata janë urdhëruar të “heqin qafe” qeverinë në këmbim të një tarife ndërsa thuhet se vëllezërit Klitschko janë në listën e objektivave të Putinit. Wladimir dhe Vitali Klitschko kanë qenë tepër aktivë duke përdorur platformat e tyre sociale për të nxitur vendet e tjera të ndihmojnë Ukrainën në çdo lloj forme në këto kohë të vështira.

Që të dy ish boksierët e famshëm janë parë duke rrëmbyer armët por edhe duke trajnuar qytetarët e Kievit sesi të mbrohen teksa kryeqyteti i Ukrainës është në një situate shumë të rrezikshme dhe mund të merret nga Rusia pas ofensivës së madhe që ka nisur./Ora News/.

Më Shumë

Zhduket policja nga Rahoveci

Një zyrtare policore nga Rahoveci, është larguar nga shtëpia e saj të dielën. Të marten, ajo u raportuar e zhdukur nga familjarët. Rasti u konfirmua për...

DJ me nam ndërkombëtar Black Coffee, pjesë e Sunny Hill Festival

Këtë vit, dyfish më shumë artistë të mëdhenj ndërkombëtar e vendorë do ngjiten në skenat e Sunny Hill Festival. Në edicionin që do të jetë...

Lajmet e Fundit