13 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Tri kompani të derivateve të naftës dyshohet se shmangën 600 mijë euro taksa

Dogana ka bërë të ditur se këto tri subjekte, që kanë deklaruar ndërlidhje mes vete, kanë liruar në import derivate gjatë tri viteve të fundit duke i shkaktuar kështu dëm buxhetit të shtetit.

“Si rezultat është zbuluar lirimi i bazuar në dokumente të falsifikuara ndër vite, fillimisht nga këto tri subjekte që kanë deklaruar edhe ndërlidhjen mes vete. Dyshimi është se këto subjekte kanë liruar në import derivate duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej mbi 600 mijë euro gjatë tre viteve të fundit”, thuhet në njoftimin e Doganës e cila ka zhvilluar dhe është duke zhvilluar inspektime për shmangie të detyrimeve doganore.

Dogana ka njoftuar prokurorin kujdestar dhe me vendim të prokurorit janë arrestuar personat përgjegjës të tri subjekteve të përfshira në këto procedura lirimi, përderisa hetimi do të vijojë në zbardhjen e rrethanave të këtyre rasteve.

Më Shumë

Vazhdon aksioni për pastrimin e ambientit në Malishevë

Ka vazhduar sot dita e dytë e aksionit “Për Malishevën e pastër”, i cili po zhvillohet në kuadër të muajit të pastrimit të ambientit...

Pianistja Riola Susuri përfaqëson Prizrenin në koncert gala në Madrid

Pianistja e talentuar nga Prizreni, Riola Susuri, do të jetë pjesë e një ngjarjeje të rëndësishme ndërkombëtare të muzikës klasike, ku do të përfaqësojë...

Lajmet e Fundit