Kryetari i Prizrenit inspekton punimet në Palestrën Sportive “Sezai Surroi”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj i shoqëruar nga Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Adem Morina kanë vizituar Palestrën Sportive “Sezai Surroi” në qytetin e Prizrenit, ku kanë filluar punimet për instalimin e sistemit të ngrohjes, ftohjes dhe ventilimit.

Palestra Sportive “Sezai Surroi” tash e 20 vite ka probleme me klimatizimin dhe ventilimin, të cilat i kanë munguar; kjo situatë ka vështirësuar funksionimin e saj, ushtrimet e ndeshjet e lojtarëve dhe ka zvogëluar numrin e shikuesve gjatë ndeshjeve sportive në sallë, për shkak të kushteve të papërshtatshme.

Sipas njoftimit të komunës punimet për instalimin e sistemit të ngrohjes, të ftohjes dhe ventilimit po kryhen me intensitet të shtuar që të kthehet salla në funksion, tashmë me kushte më të favorshme.

“Sportistët tanë meritojnë mbështetje dhe ndihmë nga institucionet relevante sepse ata janë krenaria jonë në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, prandaj ne jemi të përkushtuar të ju ofrojmë atyre kushte të dinjitetshme”, thuhet në njoftim. / PrizrenPress.com

Më Shumë

Trepça fiton dramën në Prizren, një fitore larg titullit kampion

Trepça ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Bashkimi me rezultat 80:84 në palestrën “Sezai Surroi”, duke krijuar epërsi 3:0 në serinë finale të “Play-off”-it...

KQZ miraton fletëvotimin për votim me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për miratimin e dizajnit dhe përmbajtjes së fletëvotimit për votimin me postë jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme...

Lajmet e Fundit