14.9 C
Prizren
E premte, 11 Korrik, 2025

Takimet e Ekzekutivit të Prizrenit mbeten të mbyllura për shoqërinë civiledhe gazetarët

Takimet e qeverisë komunale të Prizrenit deri më tani mbeten të mbyllura për shoqërinë civile dhe gazetarët, përkundër zotimeve publike të lidershipit lokal se ato do të jenë të hapura për OJQ-të dhe mediat.

Nga data 11 janar 2022, kur edhe është bërë emërimi i shumicës së drejtorëve, në adresën elektronike të EC Ma Ndryshe janë dërguar vetëm dy ftesa për mbledhjet e qeverisë komunale, të cilat megjithatë janë zhvilluar prapa dyerve të mbyllura. Edhe në faqen zyrtare të Komunës së Prizrenit janë publikuar njoftimet për dy takimet e Ekzekutivit komunal, ai i datës 12 janar (https://kk.rks-gov.net/prizren/news/kryetari-z-shaqir-totaj-mbane-mbledhjen-e-pare-me-drejtoret-e-drejtorive-komu ) dhe i datës 25 janar (https://kk.rks-gov.net/prizren/news/kryetari-z-shaqir-totaj-mbane-mbledhje-me-drejtoret-komunal/l ), në të cilat është potencuar se kanë pasur karakter njoftues lidhur me punët, sfidat si dhe analizat e brendshme që drejtorët komunalë i kanë bërë pas marrjes së detyrës.

EC-i ka kërkuar informata nga Komuna lidhur me numrin e mbledhjeve që kryetari ka mbajtur me drejtorët brenda periudhës kohore janar – prill 2022, por nuk ka marrë përgjigje.

Duhet cekur se në fushatën e fundit parazgjedhore dy nga premtimet më të theksuara të kryetarit aktual kanë qenë transparenca radikale dhe llogaridhënia para qytetarëve.

Ndërkaq praktika e mbylljes së mbledhjeve të Ekzekutivit bie ndesh me parimet themelore të qeverisjes transparente dhe po ashtu nuk përputhet me përpjekjet për promovimin e standardeve të qeverisjes së mirë, pasi në takimet e kryetarit e drejtorët komunalë, merren vendime të ndjeshme rreth menaxhimit të buxhetit komunal, që sigurohet nga taksapaguesit. Për më shumë, në mandatin e kaluar, vet kryetari aktual i komunës, z.Shaqir Totaj ka kritikuar ish-qeverisjen lokale për mbylljen e mbledhjeve të Ekzekutivit komunal për shoqërinë civile dhe gazetarët.

Për këtë arsye, EC Ma Ndryshe shpreh pakënaqësinë lidhur me pamundësinë e mediave, organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarëve për të marrë pjesë në takimet e kryetarit të komunës me drejtorët komunalë. Kjo mbyllje e vendimmarrjes komunale është pengesë direkte ndaj punës së këtyre akterëve, sidomos mediave, të cilët kanë për qëllim rritjen e informimit publik.

EC Ma Ndryshe i bën thirrje kryetarit të komunës së Prizrenit që sa më parë t’i hapë ato duke mundësuar pjesëmarrjen gazetarëve, monitoruesve të shoqërisë civile dhe qytetarëve. Çdo vonesë për realizimin e kësaj kërkese është dështim për të promovuar një standard elementar të qeverisjes transparente dhe cenim i së drejtës së qytetarëve për informim.

Më Shumë

Rock and Blues Festival javën e ardhshme në Prizren

Edicioni i tretë i Festivalit Rock and Blues 2025 do të zhvillohet më 11, 12 dhe 13 korrik në Prizren, duke sjellë një përzgjedhje...

Arrestohen dy prizrenas në Kukës, po trafikonin armë nga Kosova në Shqipëri

Dy kosovarë janë arrestuar në Kukës, nën dyshimin se po trafikonin armë zjarri nga Kosova në Shqipëri. Sipas Policisë së Shtetit, të arrestuarit janë Sh....

Lajmet e Fundit