4.6 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Anglia paralajmëron rritje të çmimeve të ushqimeve

Bllokada ruse e porteve kyçe në Detin e Zi do të thotë se furnizimet e konsiderueshme të grurit nuk janë ende në gjendje të eksportohen, sipas analizave të fundit nga Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Odesa, nuk ka parë asnjë aktivitet të rëndësishëm të transportit tregtar që nga fillimi i luftës dhe përpjekjet e Ukrainës për të bërë eksporte nga toka nuk ka gjasa të zëvendësojnë kapacitetin e humbur të transportit, thanë zyrtarët britanikë.

Situata ka ushtruar presion mbi çmimet globale të ushqimeve dhe ndërprerja e vazhdueshme e transportit tregtar pritet të rrisë më tej çmimet e shumë produkteve bazë. Ukraina është një nga prodhuesit më të mëdhenj të grurit në botë.

Më Shumë

Nisin punimet për rregullimin e rrugëve në lagjen “2 Korriku” në Prizren

Kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, ka njoftuar se kanë nisur punimet për rregullimin e rrugëve dhe trotuareve në lagjen “2 Korriku”. Sipas tij, aktualisht po...

Operacion antidrogë në Suharekë, arrestohen dy persona

Një aksion antidrogë i Policisë së Kosovës ka rezultuar me arrestimin e dy personave dhe sekuestrimin e drogës dhe armëve. Policia e Kosovës, përkatësisht njësiti...

Lajmet e Fundit