Totaj për një iftar paguan 2370 euro

Fiks 2370 euro i ka kushtuar një iftar kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totajt.

Iftari është shtruar në prill të këtij viti për personalitete dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme.

Shuma e pagesës është lejuar më datën 16.5.2022.

“Lejohen mjetet e nevojshme financiare për pagesën e shpenzimeve të krijuara lidhur me iftarin e shtruar gjatë muajit të Ramazanit për personalitete dhe përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme të Prizrenit nga kryetari i Komunës së Prizrenit”, thuhet në vendimin për lejimin e mjeteve nga Totaj, shkruan “PrizrenPress”.

Mjetet janë derdhur në llogari të lokalit R.H “Nafron Excluzive” në Prizren.

Asamblisti i Vetëvendosjes në Prizren, Selman Sokoli, ka kritikuar qeverisjen lokale për këtë shpenzim.

Sipas tij, këto mjete janë shpenzuar me strukturat e PDK-së.

“Partia Demokratike “brengoset” shumë për qytetarët kur është në opozitë, sikurse tani në nivel nacional, por në pushtet ajo e vazhdon avazin e vjetër duke mos u kujdesur që taksat e qytetarëve t’i shpezojë me kujdes dhe transparencë”, tha Sokoli.

Sokoli kërkon nga Totaj që të mos e shpenzojë buxhetin e qytetarëve për PDK-në.

“Partia që qet lot krokodili për popullin e Kosovës, taksat e tyre i shpenzon në dreka e darka për strukturat e saj partiake”, shprehet ai./PrizrenPress.com/

https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2022/05/Lejimi-i-mjeteve-Iftari.pdf

Më Shumë

Totaj: Komunës së Prizrenit i janë marrë mjete përmes përmbarimit, rreth 17 milionë euro gjatë vitit 2026

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se nga buxheti i komunës janë ekzekutuar mjete përmes përmbaruesit. Sipas tij, vetëm nga kategoria e...

Vetëvendosje takon rininë e Prizrenit

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren ka zhvilluar një takim me të rinjtë e qytetit në kuadër të aktiviteteve të fushatës parazgjedhore. Në këtë aktivitet mori...

Lajmet e Fundit