10.5 C
Prizren
E premte, 7 Nëntor, 2025

Qeveria i përmend ndihmat për skemat sociale dhe 100 euro e ndara për pensionistët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përmendur në mbledhjen e Qeverisë 6 milionë eurot e ndara muaj më parë për përfituesit e skemave sociale në vend, raporton Ekonomia Online.

Ndërkohë, mediet në vend raportuan se vendimi për ndarjen e mjeteve shtesa është marrë gjatë ditës së sotme, përçka bëri të reagojë edhe zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se Qeveria nuk ka ndarë nga 100 euro shtesë për pensionistët.

Ai ka thënë se në fjalën hyrëse në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Kurti vetëm i ka shpalosur masat që janë marrë në të kaluarën.

“Raportimet se Qeveria në mbledhjen e sotme dyfishoi ndihmat për skemat sociale dhe ndau 100 euro shtesë për pensionistët janë të pasakta. Kryeministri Kurti në fjalën e tij hyrëse nuk prezantoi masa të reja por vetëm po shpaloste masat e deritanishme që Qeveria ka marrë si përgjigje ndaj inflacionit në vend”, ka shkruar Kryeziu.

Në mbledhjen e 81-të të qeverisë, shefi i Qeverisë tha se kjo kategori, ndonëse është goditur nga rritja e çmimeve, problemi i tyre nuk zgjidhet duke e rrënuar sistemin pensional të vendit, duke iu referuar mundësisë për tërheqje të mjeteve nga TRUST-i.

“Pensionistët janë po ashtu janë goditur nga lëvizjet e çmimeve. Ne mendojmë se situata e afërsisht 400 mijë përfituesve këtu nuk adresohet përmes rrënimit të sistemit pensional të vendit, meqë këta individë janë të pensionuar, andaj përgjigjen e kemi gjetur në mbështetjen e përkohshme prej 100 euro për secilin prej tyre, pasi që tashmë i kemi rritur pensionet bazë për 11%, duke u siguruar që asnjë pension të mos jetë nën 100 euro”, është shprehur Kurti.

Më Shumë

Albin Kurti propozon: Unë Ministër i Jashtëm, Glauk Konjufca Kryeministër

Albin Kurti i Vetëvendosjes ka propozuar mandatarin e dytë për kryeministër, Glauk Konjufcën. Ai tha se propozon që vetë të jetë Ministër i Jashtëm,...

Totaj kërkon edhe një mandat: Qeverisja lokale në Prizren ka performancë të lartë

Kandidati dhe kryetari aktual i Prizrenit nga PDK, Shaqir Totaj, ka folur në emisionin Debat Plus për arsyet pse ai dhe ekipi i tij...

Lajmet e Fundit