Manchester City, synon rreth 250 milionë euro të ardhura nga shitjet

Pas ardhjes së Erling Haaland dhe Julian Alvarez, Manchester City po përgatitet për të kryer disa largime nga skuadra.

Sipas mediave britanike, City po synon që falë largimeve të arkëtojë rreth 250 milionë euro. Para të cilat do të mbulonin shpenzimet, por dhe investime të reja.

“The Telegraph”, raporton se transferimi i Ferran Torres-it te Barcelona që ndodhi në janar, mund të rritet deri në 63 milionë euro falë bonuseve.

Në shitje janë dy yje që mund të sjellin shumë të ardhura. Gabriel Jesus për 58 milionë euro dhe Raheem Sterling për 70 milionë. Për të dy lojtarët janë disa klube të mëdhenj evropian të interesuar.

Portieri i Kombëtares së Irlandës, Gavin Bazunu, është nxjerrë në merkato. Ai pëlqehet nga Southampton-i dhe kushton 17 milionë euro.

Yangel Herrera dhe Morgan Rogers, përkatësisht të huazuar te Espanyol dhe Bournemouth vitin e kaluar, mund të sjellin mes tyre 23 milionë euro. Këtu shtohen dhe 8 milionë euro nga shitja e Pedro Porro-s te Sporting.

Në listën e shitjeve janë edhe Oleksandr Zinchenko, Nathan Ake, apo edhe Ilkay Gundogan. Një shitje e mundshme e tyre do të bënte që të ardhurat e City-t të kalonin 250 milionët e synuara.

Përsa i përketë blerjeve, City ka në list dy afrime të tjera. Kalvin Phillips nga Leeds, që kushton rreth 70 milionë euro, si dhe Marc Cucurella nga Brighton që kushton 58 milionë euro.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Zyrtare: Edvin Kuc rikthehet te Ballkani i Suharekës

Ballkani e ka rikthyer ish-mesfushorin Edvin Kuc sërish në Suharekë. Kuc që dikur ishte kapiten i “Xhebrailave” është rikthyer sërish me objektivin që ta fitojë...

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit