Sot nafta më shtrenjtë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve, për ditën e martë.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.86 euro për litër, i rritur për një cent nga dita e hënë, ndërsa çmimi i benzinës 1.74 euro e i gazit 0.78 euro.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së martës dhe janë valide 24 orë.

Kështu, ministria pritet të caktojë çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë të hënën ka filluar të caktojë çmimet tavan për shitjen e derivateve.

Gjatë ditës së djeshme, çmimi maksimal i lejuar i naftës ishte 1.85 euro për litër, i benzinës 1.74 euro dhe i gazit 0.78 euro.

Më Shumë

Diaspora përmbys rezultatin në Malishevë: VV-ja del partia e parë, PDK-ja bie e dyta

Numërimi i votave me postë të diasporës ka sjellë ndryshime në renditjen e partive edhe në komunën e Malishevës. Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka dalë e...

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Lajmet e Fundit