11.6 C
Prizren
E enjte, 26 Shkurt, 2026

Aleati i Putin: Bombardoni Londrën të parën

Londra duhet të jetë i pari qytet që bombardohet, në rast të shpërthimit të një lufte tjetër botërore, ose të paktën, ky është mendimi i një prej aleatëve më të ngushtë të Vladimir Putinit, Andrey Gurulyov, i cili është edhe anëtar i Komitetit të Mbrojtjes në Rusi.

Gjatë një interviste për një televizion shtetëror rus, Gurulyov paralajmëroi se rreziku më i madh për Rusinë, vjen pikërisht nga vendet anglo-saksone dhe se furnizimet energjetike ndaj këtyre vendeve duhet të shkëputen tërësisht, në mënyrë që të shkatërrohen.

Si ish-komandant ushtarak, aleati i Putinit foli me një gjuhë shumë të ashpër, duke pretenduar se “çfarëdo sulmi të merret ndaj një vendi perëndimor, askujt nuk do t’i interesojë”.

Madje, ai ka shpjeguar me detaje edhe një rast operativ, mbi si do të funksiononte sulmi rus në rast të luftës së madhe.

Së pari, sipas Gurulyovit, do të shkatërrohen satelitët e vendeve të tjera.

Më pas, do të synohen sistemet anti-raketore të vendosura në Varshavë, Paris apo Berlin.

Sulmi fatal i parë ndërkohë, do të shkonte pikërisht ndaj Londrës.

“Është e qartë si kristali se e keqja dhe kërcënimi më i madh vjen nga vendet anglo-saksone”, ravijëzoi aleati i Putinit.

Ndërsa, pavarësisht se ai e shpjegoi sulmin, tha edhe se një pjesë të madhe të planit të vërtetë nuk po e shpërfaqte në opinionin publik, pasi janë çështje konfidenciale.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Vajza me probleme psiqike rrah nënën në Malishevë

Në Malishevë është raportuar një rast i dhunës në familje. Sipas policisë, ankuesja ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga vajza e saj, e cila...

Bashkimi sot udhëton drejt kryeqytetit, e pret Bora

Dita e dytë e xhiros së 21-të në Superligën e Kosovës në basketboll hapet sonte me përballjen mes Borës dhe Bashkimit, që zhvillohet në...

Lajmet e Fundit