Kapen 34 shtetas të huaj brenda një furgoni në autostradën “Ibrahim Rugova”

 Policia e Kosovës sot rreth orës 11:00,  ka ndaluar një furgon të tipit “Mercedes”, me targa vendore, ku janë gjetur 34 shtetas të huaj.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Kontroll të Autostradave në Republikën e Kosovës, gjatë realizimin të detyrave dhe autorizimeve ligjore, rreth orës 11:00 kanë ndaluar një furgon të tipit ‘mercedes’ me targa vendore, ku gjatë kontrollit të furgonit brenda tij janë gjetur 34 persona shtetas të huaj, meshkuj të moshës madhore”, ka njoftuar Hoxha

Sipas tij, lidhur me rastin është njoftuar stacioni kompetent policor në zonën e përgjegjësisë si dhe Njësia për Migrim dhe të Huaj në kuadër të PK-së, për procedura të mëtejme ligjore./BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Vajzat e Junior 06 kampione të Kosovës në U16

Skuadra e vajzave U16 e Junior 06 Moni Bau është shpallur kampione e Kosovës, pas fitores ndaj Vushtrria Basket me rezultat 67:45 në ndeshjen...

Takohen Limaj dhe Hamza: NISMA do ta mbështesë PDK-në në zgjedhjet e 7 qershorit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pritur në selinë e kësaj partie, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza. Limaj ka theksuar se...

Lajmet e Fundit