16 C
Prizren
E mërkurë, 23 Prill, 2025

Cappello

Nga Idro Seferi

(Xhevdet Bajrajt)

Sa lakmi jau kam marr vdekjen

Artistëve që vdesin larg atdheut

Diku të humbur

Me dijen e vet

ndoshta me pyet a peshon si guri ma rand n’vend t’vet?

Unë s’jam njeri

Në vend temin jetojnë do tjerë

Se gjakun e kam ujë

Të luhatun

E zemren e rand për at’dhe

A thue të kishim njoft mik

Sikur atje larg të mos kishe shën n’dritë

E askush mos kish dëgju gjamën tane

Të heshtun në shumë gjuhë

Lotëve, nanave, familjeve refugjat

Edhe naj këpuce n’lloç, në kufi e n’kamp

Për aftësinë me dasht të bukurën

Me i dhënë jetë

çdo djerse të rrjedhun për liri

Dhe s’di a me u mërzitë se shkove ti

A se mbetem na pak

Kush me ëndrru për lirinë tash?

Në sofrën e engjujve

A thu ka vend boll

Për miqt e tu, për malet e tua?

Magjistar të quajnë

A thu dita po qan për ty si fëmijë Kosove?

Në elegji po hedhim dritë mbi plagët tua

që veç ti i di

Nëse vjen këtej prapë

Në paralelen tënde

Na merr edhe ne për një shëtitje

Me na ndriçu rrugën e vragëve tua

Prej copës tënde të qiellit

Si Zotni “cabron”

U ktheve edhe një herë në atdhe

Prej Meksikës larg

Hirin tënd prej urnës

Sot po i a hedhin vreshtave

atje ku ke le

Me u ba gjak ma i mirë për ne

ti, I lumi ti

Na tash cappellon tënde

Edhe 100 mijë protretet tua

Në pasuri

Po e mbajmë var goblen

Në dhomë dite

Në përjetësinë e kujtimeve

në murin e Sartrit

Si mbresë tradite

N’alarm që nuk na zgjon kurrë

Se prej sot jemi ma të vorfun

Na pa ty

Se ti ke vdek i ngopun.

Featured Image

Më Shumë

Livia takon të atin pas 22 vitesh

Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Livia Brunga është takuar me të atin pas 22 vitesh. Ajo ka postuar këtë të martë një foto në...

Bashkimi dënohet me 700 euro

Është botuar Informatori i ndeshjeve të para gjysmëfinale të playoffit të Superligës, ndërkaq pos tjerash aty janë paraqitur edhe dënimet nga përballjet e para...

Lajmet e Fundit