Heqja e pikës kufitare në Morinë, Rama: Pushimet e para pa kufi mes Shqipërisë dhe Kosovës

Në mbledhjen e mbajtur nga qeveria Shqiptare dhe ajo Kosovare më datë 20 qershor 2022 një ndër vendimet e marra ishte heqja e pikës kufitare të Morinës për sezonin turistik.

Kështu turistët do ta kenë më të lehtë të shkojnë nga Kosova në Shqipëri dhe anasjelltas pa krijuar kolona të gjata në kufi.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka postuar një video në Facebook ku ndan periudhat se si ka qenë pika kufitare dhe si është në ditët e sotme.

Në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive u miratuan 16 marrëveshje bashkëpunimi që kishin të bënin që nga ekonomia, tek shëndetësia dhe siguria mes dy vendeve.

Më Shumë

Inspektorati komunal i Malishevës apelon për respektim të orarit të grumbullimit të mbeturinave nga bizneset

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që të respektojnë me përpikëri orarin e grumbullimit të mbeturinave...

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Lajmet e Fundit