Në Bashkësinë Islame janë therur 12 mijë e 174 kurbanë

 

12 mijë e 174 kurbanë i ka therur Bashkësia Islame e Kosovës për festën e Kurban Bajramit.

Kjo u bë e ditur nga BIK-u.

Ky institucion njofton se ditët në vijim do të publikohen listat me emrat e të gjithë atyre që kanë therur kurbanë.

“Bashkësia Islame e Kosovës falënderon të gjithë besimtarët që ia besuan amanetin e therjes së kurbanit, duke lutur Zotin e Madhëruar që t’ua pranojë këtë ibadet dhe që t’i shpërblejë me mirësitë e Tij” – njofton Bashkësia Islame e Kosovës përcjell Klankosova.tv.

Njoftimi i plotë:

Bashkësisë Islame e Kosovës njofton të gjithë besimtarët se ka përfunduar afati i pranimeve për pagesë për therjen e kurbaneve në këtë institucion.
Këtë vit, në institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës janë tubuar mbi 12174 kurbanë, e për të cilët në ditët në vijim do të publikohen listat me emrat e të gjithë atyre që kanë therur kurbanë në Bashkësinë Islame të Kosovës.
Edhe sot, sikurse edhe dy ditët e para të Kurban-Bajramit, është duke u çuar në vend amaneti i besimtarëve tanë për therjen e kurbaneve sipas normave hallall dhe standardeve të BE-së.
Bashkësia Islame e Kosovës falënderon të gjithë besimtarët që ia besuan amanetin e therjes së kurbanit, duke lutur Zotin e Madhëruar që t’ua pranojë këtë ibadet dhe që t’i shpërblejë me mirësitë e Tij.

Më Shumë

Spërkatje kundër EHKK-së në pesë fshatra të Malishevës, publikohet orari

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se do të zhvillohet spërkatje selektive nga toka kundër Etheve Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) në fshatrat Dragobil, Pallankë,...

VV në Prizren takon gratë e lagjes Dardania

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka zhvilluar një takim me gratë e lagjes Dardania, në kuadër të aktiviteteve të saj politike. Sipas njoftimit të LVV-së, në...

Lajmet e Fundit