Theret me thikë një person në Prizren

Një person është goditur me thikë në Prizren.

Ai, ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi kishte disa plagë në trup.

Policia ka  intervistuar viktimën .

Ai ka deklaruar se derisa po ecte në rrugë, një person i panjohur fillimisht e ka kërcënuar me fjalë e më pas e ka goditur me thikë disa herë.

 

Policia nuk ka arritur ende ta identifikojë personin e dyshuar, por ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që të kapet ai.
Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Lëndim i lehtë trupor’, ndërsa veprimet tjera hetimore do merren posa të kapet i dyshuari.GS

 

Më Shumë

Arpagjik’t demolojnë palestrën “Sezai Surroi” pas ndeshjes Bashkimi–Trepça

Një incident është raportuar pas ndeshjes basketbollistike ndërmjet KB “Bashkimi” dhe KB “Trepça”, e zhvilluar më 17 maj 2026 në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”...

Një grua në Malishevë sulmohet fizikisht nga burri dhe vëllëzërit e tij

Një rast i dhunës në familje është raportuar me datë 22.05.2026 në Malishevë. Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj...

Lajmet e Fundit