Rrebeshe shiu e rrufe, ky është moti për sot

Të dielën pritet të depërtojnë masa më të freskëta ajrore, duke sjellë destabilizim të motit.

Nën këto kushte, moti parashikohet me diell dhe vranësira, të cilat gjatë orëve të pasdites pritet të marrin karakter zhvillimi dhe të gjenerojnë rrebeshe lokale shiu e shkarkesa rrufesh.

 

Rrebeshe shiu e rrufe, ky është moti për sot

Lajme

Gazeta Express

07/08/2022 7:03

Të dielën pritet të depërtojnë masa më të freskëta ajrore, duke sjellë destabilizim të motit.

Nën këto kushte, moti parashikohet me diell dhe vranësira, të cilat gjatë orëve të pasdites pritet të marrin karakter zhvillimi dhe të gjenerojnë rrebeshe lokale shiu e shkarkesa rrufesh.

Nga java e ardhshme pritet paqëndrueshmëri më e madhe në kushtet e motit, duke u karakterizuar me diell dhe vranësira, ku kohë pas kohe priten rrebeshe lokale shiu, shkarkesa rrufesh e breshër.

Njëkohësisht edhe temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme, sidomos nga dita e Martë, duke bërë që maksimalet në pjesën dërrmuese të vendit të jenë për disa gradë nën vlerën 30°C.

Reshjet do të jenë të karakterit lokal, megjithatë gjasat për reshje janë pothuajse në gjithë javën, me shpresë që të gjitha zonat do të përfitojnë nga këto të reshura në njërën prej ditëve.

Për më shumë detaje ju lutem t’i ndiqni informatat tona të përditshme në platformën më të saktë meteorologjike në Kosovë. /MeteoKosova/

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit Petrit Kryeziu takon përfaqësuesit e Thesarit të SHBA’së, në fokus lufta kundër pastrimit të parave

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu ka pritur sot në një takim pune përfaqësuesit e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara...

Kurti në Prizren falënderon aktivistët e LVV-së për fushatën zgjedhore

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një vizitë në Prizren, ku ka falënderuar aktivistët dhe aktivistet e Lëvizjes Vetëvendosje për angazhimin...

Lajmet e Fundit