Vende s`ka, hotelet e Prizrenit të mbushura me vizitorë gjatë DokuFestit

Për nëntë ditë me radhë sa edhe zgjat DokuFesti në qytetin e Prizrenit, hoteleria dhe gastronomia marrin një shtytje të fuqishme të ardhurash.

Ndonëse ende nuk dihet numri i saktë i vizitorëve, hotelet janë të mbushura, ndërsa pothuajse të gjitha restorantet punojnë me kapacitete të shtuara.

 

Në hotelet dhe bujtinat e qytetit vende nuk ka më …. Nga të gjithë ato që merren me këtë lëmi DokuFesti shihet si një ngjarje që sjell jo vetëm kulturën e vendeve të ndryshme të botës, por edhe të ardhura të mira për bizneset e tyre.

Jeta në Prizren ka një dinamikë ndryshe nga përditshmëria. Ivon Llam nga Anglia, ka zgjedhur transportin urban që është vënë në dispozicion të dukufestit, për të përcjellë filmat e saj të preferuar.

Edhe Vlora Prizreni bashkë me vajzën e saj udhëtojnë për në Dokukids. Interesimi për këtë trafik urban gjatë DokuFestit është i madh.

Kjo gjendje, sa dinamike dhe kreative gjatë 24 orëve në qytetin e Prizrenit, do të zgjasë deri më 13 gusht, kur mbyllet edhe edicioni i 21 i DokuFestit.RTK

Më Shumë

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

Kërkohet paraburgim për dy djemtë dhe nënën e tyre lidhur me vrasjen e 27-vjeçarit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj tre të dyshuarve në rastin e vrasjes së 27-vjeçarit...

Lajmet e Fundit