Hoqi flamurin turk, shqiptari bëhet “hero” nga mediat greke: Patriot i vërtetë!

Gjesti i pushuesit shqiptar që hoqi flamurin turk nga një kullë vrojtimi në Gjirin e Lalzit dhe më pas e hodhi në det, është pasqyruar gjerësisht në mediat greke.

Mediat e vendit fqinj shkruajnë se 48-vjeçari nuk e toleroi dot praninë e flamurit turk në plazh, dhe bëri veprimin “patriotik”, ndërsa shqiptarët e kanë “mbështetur atë masivisht”.

Si rrallë herë, veprimi i shqiptarit të arrestuar nga policia për “nxitje të urrejtjes” është bërë kronikë edhe në lajmet e televizionit grek “ANT1” në që shquhet për retorikën jo pozitive ndaj shqiptarëve.

a.m/dita

Më Shumë

Arsi Bako fiton Festivalin e Pranverës me këngën “Humb”

Arsi Bako është shpallur fituesja e këtij edicioni të Festivalit të Pranverës, duke triumfuar me këngën “Humb”. Pas një gare të fortë, ajo arriti...

Humb jetën 78-vjeçari në Prizren – u godit nga një veturë teksa lëvizte me biçikletë

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën “Faik Konica” në Prizren, ku një automjet ka goditur me pjesën e...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit