20 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026

Paraburgim ndaj të dyshuarit për falsifikim të parave në Prizren

Një muaj paraburgim i është caktuar një të dyshuari për falsifikim të parave.

Dyshohet se B.K. i ka vënë në qarkullim 3200 dollarë anipse e kishte ditur se ishin të falsifikuara. Ai dyshohet se ia ka shitur një personit në këmbim të 1000 eurove.

“Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, faktin i pandehurit është kapur në flagrancë duke i ndërmarrë veprimet e veprës penale për të cilën dyshohet. Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i masës së paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, duke marrë parasysh edhe karakterin personal të të pandehurit, i cili në bazë të evidencës penale është i evidentuar edhe më herët si kryerës i më shumë veprave penale që kanë për qëllim të përfitimit të dobisë pasurore”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari në Rahovec, gjuajti me armë zjarri

Në fshatin Guri i Kuq, në komunën e Rahovecit, më 25 prill 2026 rreth orës 13:45, është raportuar një incident me përdorim të armës...

Prizreni arrin marrëveshje në Turqi për trajnimin e infermierëve

Drejtori i Shëndetësisë, Sylejman Baxhaku, dhe Drejtori i Financave, Levent Bus, kanë zhvilluar një vizitë zyrtare në Turqi, ku janë dakorduar për bashkëpunim në...

Lajmet e Fundit