16.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Haradinaj i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit Albin Kurti për takim në lidhje me dialogun me Serbinë.

Haradinaj ka thënë se për tema të interesit nacional nuk duhet të ketë dallime në mes të pozitës dhe opozitës.

I jam përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit Kurti, për një bashkëbisedim lidhur me takimet e fundit që janë zhvilluar në Bruksel.

“Për mua dhe Aleancën, çështja e dialogut për njohje, gjithmonë ka qenë çështje mbipartiake. Këtë përcaktim e kam pasur edhe gjatë kohës sa e kam udhëhequr qeverinë e vendit. Gjithmonë kam konsideruar se për tema të interesit nacional, nuk ka qeveri dhe opozitë. Të gjithë e kanë pjesën dhe rolin e tyre. Megjithëse nuk mund ta lë pa e përmendur se Aleancën si parti, por edhe opozitën në tërësi, kryeministri Kurti këtë herë i kishte përjashtuar nga çfarëdo konsultimi, apo edhe më keq, informimi, lidhur me atë se çfarë ka ndodhur në Bruksel. U jam mirënjohës të dërguarit amerikan, Escobar, ambasadorit amerikan në Prishtinë, Hovenier, si dhe përfaqësuesit të BE-së, Lajçak, për angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm, por edhe për faktin se në baza ditore na kanë mbajtur të informuar për krejt çfarë ka ndodhur në Bruksel”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Më Shumë

Lajmet e Fundit